Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë sot ka mbajtur një takim me drejtues e përfaqësues të ekipeve të mirëmbajtjes nga KRM Pastërtia në Ferizaj, Njësia në Kaçanik, Shtime, NPL “Ambienti” si dhe kompani private të specializuara në fushën e mbeturinave ashtu që të mobilizohet i gjithë mekanizmi institucional në adresimin e kësaj çështje. Pas takimit, me dakordimin për bashkëpunim, drejtuesit e përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në takim u shprehën të gatshëm që vullnetarisht të angazhohen për tejkalimin e kësaj situate, duke nxjerr punonjësit e makineritë e tyre menjëherë në terren, me çka këtë pasdite vërehet përmirësim i ndjeshëm i gjendjes në terren si rrjedhojë e angazhimit të tyre. Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj, mbetet e përkushtuar fuqishëm që të angazhohet me gjithë kapacitetin e saj në tejkalimin e kësaj situate.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim delegacionin nga Gjermania

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania, me …