Angela Griep: Gjykata Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Angela Griep: Paneli i Gjykatës së Apelit u refuzoi ankesat e 20 personave për të marrë pjesë si viktima në çështjen kundër krerëve të UÇK-së

Zyrtarja e  Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale, Angela Griep në konferencë për medie, ka bërë me dije se Paneli i Gjykatës së Apelit u ka refuzuar ankesat e 20 personave për të marrë pjesë si viktima në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. ‘‘Të mërkurën, më 26 prill 2023 Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelet e 20 personave për të marrë pjesë në proces gjyqësor si viktima të cilët kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku u refuzua kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerëve”, ka thënë Griep. Sipas saj, Paneli ka vendosur se personat mund të dorëzojnë sërish kërkesë në qoftë se i paraqesin informacione të reja trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ajo  ka theksuar se apelet janë dorëzuar nga dy mbrojtës që përfaqësojnë 20 personat të cilëve iu refuzuan kërkesat. Më tutje, ajo ka thënë se në të njëjtën çështje gjyqësore më 28 prill trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit  për miratimin e një procedure për rastet kur mund të dal aspekti i vetë inkriminimit nga vet dëshmitari në bazë të rregullës 151.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …