Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Anitta Hipper: Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, Spanja nuk do t’ i pranojë pasaportat e Kosovës

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper, ka bëtë të ditur se pavarësisht që liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur në mënyrë specifike këtë vend, vetëm ka thënë se liberalizimi nuk do të vlejë për një shtet. Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre, ka saktësuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …