Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

ANP “Adem Jashari” -Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët që i kane humbur valigjet apo dokumentet të lajmërohen në aeroport deri më 2 Janar 2021

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” -Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 12 Janar 2021 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.  Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 12 Janar 2021, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.  Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: [email protected]

 

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …