leoni

Ansambli “Drenica”, nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun” në Turqi

Ansambli “Drenica”, nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun”

Ansambli “Drenica”, nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun”, që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit të Turqisë. Në këtë edicion të 42-të të këtij festivali, anëtarët e ansamblit “Drenica” janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në përfaqësimin e shtetit tonë. Sipas një njoftimi të komunës, është hera e parë që ky ansambël përformon në këtë vend krahas pesë shteteve tjera, kurse vetëm nga Turqia janë tri grupe pjesë e garës. Ansambli “Drenica” është paraqitur me këngëtarët dhe valltarët tanë, që ka muaj të tërë që janë përgatitur për të përfaqësuar sa më denjësisht Skenderajn dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …