Brickos

Ansambli i këngëve dhe vallëve në Deçan, rrëmben Çmimin e parë në Festivalin e Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etno Fest

Ansambli i këngëve dhe vallëve në Deçan, rrëmben Çmimin e parë në Festivalin e Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etno Fest “Etno Ansambli më i mirë – Deçani.

Ecim drejt më suksese të reja thotë koreografi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Deçan z.Genc Tetja.

Ndonëse i themeluar para dy vitevve numëron mbi 90-të anëtarë të moshave të ndryshme e vazhdon të sjellë suksese e të na bëj krenar çdo herë me prezantimin e tyre. Ditëve të fundit në Festivalin e arteve dhe  kulturës tradicionale “Etno Fest”  morëm çmimin  “Etno ansambli më i mirë ‘’- Deçani.

Gjatë këtij viti pos këtij çmimi ky ansambël  rrëmbyen edhe Çmime tjera si:

1. Festivali – Folkloriko – Burimor ‘’Opoja Vallëzon’’- 2021 -Dyshja e Valltarëve më të mirë.

2. Festivali – Folkloriko – Burimor ’’Opoja Vallëzon’’- 2021 – Kostumet më të mira.

3. Festivali Folklorik ‘’Anadrinia Jehon’’ Rahovec – 2021 – Grupi ose dyshja më e mirë e valltarëve.

4. Sofra Dardane –Edicioni i 18-të Tropojë – Qershor 2021 –Valltari më i mirë –Ela Tahiraj.

5. Sofra Dardane –Edicioni i 18-të Tropojë – Qershor 2021 – Vallëtari më i mirë –Eduart Thaqi.

6. Për bashkëpunimin e frytshëm në Unionin Artistik të Kombit Shqiptar për pjesëmarrje në Festivalin Kombëtar ‘’Sofra Dardane 2021’’- Edicioni i 18-të – Certifikata Mirënjohje –Ela Tahiraj.

7. Festivali Folkloriko-Burimor  “Opoja Vallëzon” –Mirënjohje për AKV-Deçani.

Ne do të vazhdojmë që të prezantojmë Deçanin dhe kulturën tonë kudo dhe kurdo që ftohemi në festivale që kanë rregulla dhe kriteriume tha koreografi Genc Tetaj, e sukseset e këtij ansambli i adresojmë gjithmonë tek kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, pa mbështetjen e të cilit ne nuk do ishim këtu me te drejt mund të themi se kemi krijuar vlerë në prezantim, duke marr vlerësimin e jurive kudo ne pa dyshim se na bën krenar. Drejt e me hapa të mbarë ti krijojmë një Pasaportë të Re Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …