leoni

Antigone Qeriqi-Salihu: Dy muaj pa ty, i dashur Babi im

Një mijë herë në ditë mendja tek ti më fluturon,
Nuk dua të besoj që ti në këtë jetë më nuk ekziston.
Mundohem fytyrën tënde mos ta harroj —
jo këtë të ditëve të vështira,
por fytyrën tënde të qiltër të ditëve të mira.


Zërin nuk ta harroj, se kur mallëngjehem
Tek TV Dielli, në intervistat tua,
Sa shpesh tani të shikoj,
se aty të gjej, të gjallë të shoh,
Të flas — dhe nga qielli drejtohem,
Dua të të shoh dhe fjalë e këshilla
Nga ty të dëgjoj.


Sepse unë besoj
Që ti nga lart na vëzhgon,
Dhe me tërë fuqinë hyjnore
Në tokë na mbron.


Babi, do të të dua derisa jeta ime të përfundojë,
Dhe deri atëherë me porositë e tua do të jetoj.
Dashuria për ty, Babi, nuk është thjesht dashuri —
Por është pafundësisht një krenari.

Kontrolloni gjithashtu

"REÇAK - HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE" E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

“REÇAK – HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — …