Antonio Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut Kosovës Serbi

Antonio Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut Kosovës Serbi

Vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe reforma institucionale, janë pritjet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres. Në raportin gjashtëmujor për Kosovën, që do të diskutohet sot (24 prill) nga Këshilli i Sigurimit, Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut. “Unë jam i inkurajuar nga vendosmëria personale dhe përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrel për rifillimit e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe disa masa të ndërmarra nga Beogradi dhe Prishtina, me mbështetjen e SHBA-së, për të nxitur integrimin dhe bashkëpunimin rajonal”, shkroi Guterres në raportin e periudhës 16 shtator 2019 deri më 15 mars 2020. Guterres tha se përkundër sfidave, ai ishte inkurajuar shumë nga aktivitetet e një grupi të përbashkët pune për personat e zhdukur në Beograd dhe Prishtinë, i cili vazhdon të veprojë me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e UNMIK-ut dhe agjencive të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …