AKelly Craft: Pavarësisht pezullimit të tarifës, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

Kelly Craft: Pavarësisht pezullimit të tarifës, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog. Ajo pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog. “Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi. “Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”. Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces. Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.

“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft.

Kontrolloni gjithashtu

Milojko Spajiq: Votimi i vërtetë për Kosovën në KiE bëhet në Këshillin e Ministrave ku shihet qëndrimi zyrtar i Malit të Zi

Milojko Spajiq: Mali i Zi nuk merret me çështjen rihapjes së pavarësisë së Kosovës, pavarësisht kërkesave të Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do …