Antonio Guterres

Antonio Guterres, kërkoi një takim të veçantë me kryetarin rus, Putin në Moskë, dhe atë ukrainas, Zelensky, në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  ka kërkuar një takim të veçantë me kryetarin rus Vladimir Putin në Moskë dhe atë  ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë ku do të diskutojnë nevojën urgjente për arritjen e paqes. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i OKB-së,  Guterres do të diskutojë me lierët ukrainas dhe rusë hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi vuri në dukje se Guterres është në pritje të përgjigjeve nga qeveritë ruse dhe ukrainase për një kërkesë për një takim. Ai tha se do të shoqëronte sekretarin e përgjithshëm nëse do të udhëtonte, por nuk bëri të ditur se kush tjetër do të shkonte. Kohë më parë Guterres dhe  Vladimir Putin kryqëzuan rrugët e tyre për një kohë të shkurtër në Pekin,  për Lojërat Olimpike Dimërore, por Putini ishte larguar para se të takoheshin. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …