Antony Blinken i ka kërkuar sërish Albin Kurtit, zbatimin e planit 3-pikësh të BE-së për ta shtendosur situatën në Kosovë

Antony Blinken i ka kërkuar sërish Albin Kurtit, zbatimin e planit 3-pikësh të BE-së për ta shtendosur situatën në Kosovë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar atij shtendosjen e gjendjes në Veri me  zbatimin e planit 3-pikësh të Bashkimit Evropian, që është rruga e vetme  për të ecur  përpara. Blinken bëri të ditur  se ka biseduar edhe me kryetarin e  Serbisë,  Aleksandër Vuçiç, të cilin e ka falënderuar për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Ne mirëpritem  lirimin e policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë për të ecur  përpara, ka saktësuar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …