Antony Blinken

Antony Blinken: Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolike” e shekullit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolike” e shekullit. Në fjalimin e tij të parë madhor mbi politikën e jashtme, zoti Blinken tha se admininistrata e Presidentit Biden do të “menaxhojë” lidhjet me Kinën “nga pozita e fuqisë”. “Kjo kërkon angazhim në diplomaci dhe organizatat ndërkombëtare, sepse atje ku jemi tërhequr, Kina ka mbushur boshllëkun”, tha ai  gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit. Kryediplomati amerikan tha se Uashingtoni do të vazhdojë të konkurrojë, bashkëpunojë dhe nëse është e nevojshme do të jetë “kundërshtar” me Kinën, të cilën e quajti “i vetmi vend me fuqi ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike që mund të sfidojë seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – të gjitha rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë funksionimin e botës ashtu siç duam ne”.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …