Edi Rama

Edi Rama: Opozita zgjodhi të bëhet aleatë me virusin korona vetëm se ai ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se muajt e pranverës në vendin tonë pritet të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për shëndetësinë. Rama akuzoi dhe opozitën kur tha se ata nuk mund të besohen pikërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me armikun e padukshëm. A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragji-komik, atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush, që zgjodhën të bëjnë aleatë me Covid-in, vetëm se virusi ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie. Atyre që nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, akuzuar, nxitur panik, krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë. Mbi të gjitha, a mund t’iu besohet atyre, kur doktor Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte. Unë them jo, nuk mund t’u besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur, ka thënë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …