Anthony Blinken

Antony Blinken po merr pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, i cili po mbahet në Shkup

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po merr  pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, i cili po mbahet në Shkup. Takimin e parë, zoti Blinken e zhvilloi me Ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së është më i madhi që ka organizuar ndonjëherë Maqedonia e Veriut. Nga 57 vendet e organizatës më të madhe të sigurisë në botë marrin pjesë shefat e diplomacive të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të BE-së, ka arritur  edhe ministri i Jashtëm rus. Shkupi zyrtar i hoqi para pak ditësh masat kufizuese ministrit, Sergej Lavrov për t’ia mundësuar pjesëmarrjen në takim. Ky veprim, ka shkaktuar pakënaqësi tek Ukraina dhe vendet baltike që kanë paralajmëruar bojkotin e këtij takimi ministror,  ku pritet të vendoset për të ardhmen e OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …