Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot ka filluar punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot ka filluar punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me pjesëmarrjen e diplomatëve të 57 vendeve anëtare të organizatës. Nga Shqipëria,  është i pranishëm ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Kosova nuk është e pranuar në radhët e OSBE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Ministri i Jashtëm i  Rusisë, Sergej Lavrov, pjesëmarrës në Samit, arriti sot në Shkup, pasi avioni me të cilin udhëtonte  nuk u lejua të kalonte mbi territorin e Bullgarisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që ishte në bordin e avionit, e akuzoi Bullgarinë për shkak se refuzoi fluturimin. Ajo ka sugjeruar  me këtë rast se Rusia mund të vendosë ndalesa të ngjashme të fluturimeve për mijëra funksionarë të NATO-s, derisa Bullgaria krijoi një precedent të rrezikshëm. Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së paraprakisht ishte mundësuar nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe po e  forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …