Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot veprimtarin dhe filantropin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, në një takim zyrtar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Gjatë takimit, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe SHBA-së. Bajraktari është i njohur për aktivitetin e tij të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për përkrahjen e vazhdueshme të çështjeve shqiptare. Ai u mirëprit për kontributin e tij në afrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. sTakimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar bashkimin e përpjekjeve në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
