leoni

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një vizitë në këtë pjesë të vendit, ku është takuar me liderë lokalë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Policinë e Kosovës. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara thuhet se qëllimi i vizitës ishte riafirmimi i qëndrimit të ShBA-së për rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në veriun e Kosovës. “CDA pati sot një vizitë produktive në veri të Kosovës… përsëriti qëndrimin e Qeverisë së SHBA: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore,” thuhet në komunikatë. Mesazhi i saj nënvizon pritshmërinë e SHBA-së për një qasje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse nga Qeveria e Kosovës në trajtimin e zhvillimeve në atë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …