leoni

Anulohen të gjitha seancat gjyqësore ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së për muajt nëntor dhe dhjetor

Gjykata speciale mat e Specializuara në Hagë ka njoftuar sot se seancat e planifikuara për muajin nëntor dhe dhjetor në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë anuluar tërësisht. Lajmi është konfirmuar menjëherë pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e Çështjes, ku trupi gjykues informoi palët se: Të gjitha seancat e planifikuara janë hequr nga Kalendari i Gjykatës; Trupi gjykues pritet të lëshojë një vendim brenda kësaj jave lidhur me hapat e mëtejshëm të procedurës. Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm të procesit, pasi anulimi i dy muajve të seancave krijon pritje të reja për drejtimin që mund të marrë gjykimi, ritmin procedural dhe vendimet e mundshme që gjykata është duke përgatitur. Më shumë detaje priten pas vendimit zyrtar që gjykata speciale paralajmëron se do ta publikojnë së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Bllokimi i Kuvendit ka ardhur nga vetë Vetëvendosja

Formimi i Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca dështoi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, …