Bashkimi Evropian

Apostolova dhe ambasadori bullgar në Kosovë, Dantçev, prezantojnë sot prioritetet e Presidencës Bullgare

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, do t’i prezantojnë sot prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë. Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018. Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza nderon studentët e protestave të vitit 1981: U ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 …