Abrashi

Arban Abrashi: Nëse s’ ka pajtim mes partive politike për zgjedhjen e kryetarit, duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban  Abrashi ka thënë për Kosovapress  se nëse nuk ka dakordim të shpejt mes partive politike për emrin e kryetarit të vendit, duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.   “LDK-ja ka një organizim të mirëfilltë nëpër degë dhe nëndegë nëpër komuna. Kryetari Mustafa e ka bërë të qartë që në qoftë se nuk ka zgjidhje shumë shpejt, gjatë fillim janarit ne duhet të përgatitemi ose po rrëshqasim drejt zgjedhjeve, sepse ato duhet të përfundojnë më herët në mënyrë që vendi të mos mbetët pa president, pasi ushtruesja e detyrës e ka një afat gjashtëmujorë, kështu që do të shfaqeshin problemet se kush do t’i certifikojë zgjedhjet por edhe problemet tjera që mund të lindin nga jo stabiliteti politik”, thotë Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …