Merkel duke njoftuar masën pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve të vendit, tha se ishte “një nevojë urgjente për të ndërmarrë veprime”. Kohët e fundit në Gjermani ka pasur rritje rekord të viktimave dhe infeksioneve të reja nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 1.3 milion, derisa 21 mijë viktima janë regjistruar deri më tani. Restorantet dhe baret kanë qenë të mbyllura gjashtë javëve të fundit, dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokime. Sipas bllokimit mbarëkombëtar, dyqanet thelbësore, të tilla si ato që shesin ushqime do të qëndrojnë të hapura, ashtu si edhe bankat. Festat e Vitit të Ri si dhe shitja e fishekzjarrëve do të ndalohen.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
