Abrashi

Arban Abrashi thotë se LDK nuk do të marr pjesë në protestën e sotme ndonëse ka mjaft arsye për të protestuar

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se LDK nuk do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. “Vetëvendosja edhe më herët i ka bërë ftesë LDK-së që të organizojnë protesta së bashku. Mirëpo në nuk do të marrim pjesë në këtë protestë. Protesta e tyre është e mirëseardhur pasi që e ndihmon demokracinë. Me këtë qeverisje ka mjaft arsye për të protestuar. Ka marrëdhënie të mira midis LDK-së dhe VV-së, mirëpo rrugët na dallojnë dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Qeveria Haradinaj është e prishur dhe nuk funksionon shumë mirë. Raportet brenda koalicionit nuk janë të shëndosha pavarësisht se ata përpiqen që kjo të mos vërehet. Kjo Qeveri është zhytur në popullizëm dhe kjo nuk i ndihmon qytetarët. Në këtë rast ne jemi zhytur në të dhe nuk po përmirësohet jeta qytetarëve. Jemi fokusuar në tema të mëdha, ndërsa temat për mirëqenien e qytetarëve janë lënë anash. Gjithçka mandej lidhet me humbjen e shpresës në vend, gjë që është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …