PSD

Partia Socialdemokrate kërkon në debat parlamentar për vettingun e e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve

Partia Socialdemokrate, përmes deputetes Shqipe Pantina, ka bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues. Sipas PSD-së ky proces shihet si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtësorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare. “Kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë”. “Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar nga PSD.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …