Arban Bislimi: Urime Dita e Gruas të gjitha grave dhe vajzave Shqiptare!

Arban Bislimi: Na u korit Holanda

Hollanda si vend i njohur qe ne mesjete si fuqi detare dhe tregtare hegjemonike ne Evrope dhe bote ka zhvilluar qe asokohe aktivitetet shoqeruese te porteve detare : kryesisht prostitucionin dhe trafikun e droges (opium) dhe mallrave tjera te ndaluara. Kush ka pak kulture te pergjithshme e njeh kengen e famshme te marinareve “Ne portin e Amsterdamit…” qe i kushtohet vajzave, qejfit dhe lojerave te fatit te portit dhe qe thuajse secili popull Evropian perendimor ka versionin ne gjuhen e vet… Hollanda ka edhe sot portin e dyte tregtar boteror (Roterdam) si dhe i mbetet besnik tradites se prostitucionit dhe droges duke qene burim i trafikut te droges shqetesues per vendet kufitare si Franca. Ka edhe nje trafikim te mbetjeve te rrezikshme kimike te pareciklueshme nga ky vend qe leshohen ne detera te botes se trete por kjo eshte nje tjeter histori … Nuk i priti pra Holanda Shqiptaret per te zhvilluar aktivitetet e tipit mafioz… Dhe nese vertete ka Shqiptar qe kane korrur suksese aq te medha ne nje treg aq dinamik dhe konkurrues do ishte shenje qe edhe ne mund te jemi konkurrues ne tregun e BE per dicka ; por nuk besoj se jemi aq te fort sa na e ben namin.

Ka edhe dicka tjeter per Hollanden qe duhet ditur dhe qe nderon shume Holanden, historine e saj, formeson karakterin e holandezit te thjesht dhe eshte per tu vleresuar me respekt. Holanda qe nga shekulli XVI ka qene vend i rrethuar me Monarki absolute dhe obskurantiste dhe ishte shembull i lirise se shprehjes, tolerances, shkrimit dhe botimit te lire. Iluministet francez dhe ata te gjithe Evropes botonin librat e tyre ne Hollande deri vone! Respekt per kete Holande pa te cilen ndoshta shume ide nuk do ishin perhapur duke zgjeruar driten ne Evropen e erret te inkuizicionit dhe monarkive absolute te mevonshme per te mberritur deri me sot ne Evropen e levizjes se lire te ideve, individeve, shpikjeve, mallrave, etj.

Fatkeqesisht, votimi i parlamentit holandez ishte teresisht ne kundershtim me historine dhe kulturen e ketij vendi, me frymen dhe kontributin e tij frymezues ne vlerat e tolerances, levizjes se lire dhe vlerave te ndritura te tregtareve lundrues holandez ashtu si sigurisht edhe me vlerat Evropiane te cilave u kontribuoj historikisht Holanda.

Sikur shume holandez do te doja qe veprimet e tilla populliste dhe kzenofobe te mos ishin pjese e politikes, diskursit dhe vendimarrjes politike ne ate vend dhe ne shume tjere. Mbase Hollanda eshte me shume se kenga e portit te Amsterdamit, mbase Hollanda dhe asnje vend ne bote nuk do duhej te bente amalgamin ndermjet ca krimineleve ordinere dhe nje populli te tere… Ashtu sic ne nuk mund te bejme amalgamin ndermjet ca palo deputet dhe ketij populli punetor dhe te ndritur. Keto ide e kendveshtrime ogurzi i perkasin nje kapitulli te erret te mbyllur pas luftes se dyte boterore e jo shekullit te ndritur te cilin jetojme ne prag te 74 vjetorit te fitores mbi nazizmin qe kremtojme bashkarishte si “Dita e Evropes” .

Respekt per Holanden dhe kontributin e saj tolerances dhe levizjes se lire te ideve, mallrave dhe njerezve… Kam lexuar nga dikush se cdo popull ka Qeverine qe meriton, por besoj fuqishem se holandezet meritojne perfaqesues me te denjte karshi historise dhe per simboliken e madhe qe barte ky vend per cdo njeri te ndritur.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …