Arbana Qeriqi: Radio Kosova e Lirë dëshmoi se media mund të jetë edhe ndërgjegje kombëtare, jo vetëm biznes informativ

Sikur mediet tona t’i kishin qëndruar besnike luftës së UÇK-së, për 26 vjet rresht, ashtu siç i ka qëndruar Radio Kosova e Lirë, sot realiteti ynë shoqëror e kombëtar do të ishte krejt tjetër. Kujtesa historike nuk do të ishte e zbehur, sakrifica nuk do të relativizohej dhe dëshmorët nuk do të përmendeshin vetëm në data përkujtimore.

Në një kohë kur shumë media kanë zgjedhur klikimet mbi kujtesën, debatet e zbrazëta mbi historinë dhe sensacionin mbi sakrificën, Radio Kosova e Lirë ka mbetur një nga zërat e rrallë që nuk e harroi misionin e saj. Ajo vazhdon të flasë për dëshmorët, për luftën çlirimtare, për historinë dhe për atdheun,  jo si modë momentale, por si detyrim moral ndaj së vërtetës.

Fatkeqësisht, shumica e mediave sot e përmendin UÇK-në, vetëm kur ka krizë politike apo polemikë ditore. Historinë e kanë lënë në margjina, ndërsa ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë shpesh mbeten jashtë programeve, jashtë debateve dhe jashtë vëmendjes publike. Kjo nuk është vetëm mungesë profesionalizmi, është harresë e rrezikshme kolektive.

Një media që harron rrënjët e lirisë, humb edhe besimin e shoqërisë. Sepse liria nuk është vetëm lajm i së kaluarës; është përgjegjësi e përditshme për ta ruajtur kujtesën.

Radio Kosova e Lirë dëshmoi se media mund të jetë edhe ndërgjegje kombëtare, jo vetëm biznes informativ. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ajo mbetet shembull: sepse nuk ndryshoi qëndrim sipas erës politike, por qëndroi besnike idealit të lirisë.

Historia nuk mbahet gjallë vetë, ajo ruhet nga ata që kanë guxim ta tregojnë çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Sala Berisha Shala: #JakupKrasniqi! Liria ka edhe emrin tënd!

Asnjë gjyq s’mund ta ndryshoj #medaljen tënde jetësore! Dhe shtrohet pytja; Çfarë krimi është të …