Arben Gashi

Arben Gashi: Kryeministër, ku je ti, kur Serbia po investon milionë euro, për ndërtimin e Universitetit paralel të Prishtinës

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi dje në veri të Mitrovicës janë vënë themelet e “Universitetit paralel të Prishtinës” nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, e ku të pranishëm ishin edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq, dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe. Gashi ka thënë se Qeveria Kurti s’e ka thënë asnjë fjalë dhe s’ka marrë kurrfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur dje në Mitrovicë. Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je? Serbia po investon mbi 6 milion euro, për ndërtimin e objektit prej 10 mijë e 575 metra katrorë, të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë””, ka shkruar Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …