Arben Gashi

Arben Gashi: Propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, deri sa të arrihet një kompromis

Shefi grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të partisë propozoi që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale dhe që Qeveria ta fillojë urgjentisht një diskutim me veteranët, Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje”, tha ai në seancën e Kuvendit.  Gashi tha se Qeveria “nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, partitë opozitare dhe nuk është koordinuar për këto situata”. “Është e padinjitet, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike”, tha ai. Kjo qasje e Qeverisë, sipas Gashit, “denigron luftën” dhe “denigron të sotmen”.

Kontrolloni gjithashtu

BE dhe EULEX reagojnë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas akuzave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj …