Arben Mustafa: PDK do të votojë vetëm president unifikues, jo kandidat që është zgjatim i pushtetit

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione serioze dhe të përgjegjshme, duke theksuar se edhe zgjedhja e presidentit duhet të mbështetet mbi këto parime. Mustafa tha se PDK kërkon një president unifikues, i cili ruan balancën mes pushteteve dhe nuk është zgjatim i partisë në pushtet. Ai theksoi se qëndrimi i partisë është bërë i qartë edhe nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sipas të cilit kjo parti nuk do të votojë për një kandidat që vjen nga radhët e pushtetit apo që do të vepronte si përfaqësues i tij politik. “Ajo çka kërkojmë ne është që shteti të ketë institucione serioze dhe të përgjegjshme që e çojnë përpara Kosovën. Kërkojmë president që ruan balancin mes pushteteve dhe nuk është zgjatim i partisë në pushtet. Kosova nuk ka nevojë për një president që luan rolin e një të deleguari të kryeministrit aktual”, ka deklaruar Mustafa. Sipas Kushtetutës së Kosovës, për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë të Kuvendit, ndërsa çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse asnjë kandidat nuk arrin këtë shumicë në dy raundet e para, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kurtit i duhet president absolutisht besnik

Profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri …