Arben Vitia thotë se të dhënat e fundit nga IKSHPK flasin për një rënie të numrit të rasteve të indektuarve me virusin korona

Arben Vitia thotë se të dhënat e fundit nga IKSHPK flasin për një rënie të numrit të rasteve të infektuarve me virusin korona

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalë sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për të folur për situatën me Covid. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në betejën me Covid-19. Vitia bëri thirrje që kjo betejë të luftohet së bashku. Por, sipas Vitisë, të dhënat e fundit nga IKSHPK tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve. “Të dhënat e fundit nga IKSHPK na flasin për një rënie të numrit të rasteve, ku shkalla e pozitivitetit të mostrave të testuara ka rënë në 8%. Numri i spitalizimeve mbetet  i lartë. Falënderoj stafin shëndetësor që përtej lodhjes, po vazhdon me vetëmohim të ofrojë ndihmën. Bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, besojmë që as rritja e kapaciteteve s’do të jetë e nevojshme.   85 inspektorë sanitarë kanë filluar punën bashkë me policinë e Kosovës që po mbikëqyr zbatimin e masave. Muaji gusht ishte i mirë në administrimin e vaksinave. Projeksionet tona janë që ky muaj të jetë edhe më efektiv, duke qenë se kemi siguruar një stok të qëndrueshëm të vaksinave”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …