Arbërie Nagavci: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës

Arbërie Nagavci bën të ditur se është lansuar “Fondi i Sfidave për Kosovën”, nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është lansuar “Fondi i Sfidave për Kosovën”, nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), në një shumë prej 7 milion eurove, projekt që do të implementohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Gjatë lansimit të këtij projekti në një takim virtual ministrja ka potencuar se prioritet i qeverisë  është ngritja e arsimit profesional dhe harmonizimi i nevojave të tregut të punës. Ajo fton përfaqësuesit e shkollave profesionale, por edhe bizneset të aplikojnë për këtë fond si mundësi e jashtëzakonshme për fillimin e implementimit të mësimit në vendin e punës si element i sistemit dual.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …