Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ardet Zekaj: Filmin dokumentar “Lufta e Loxhes” nuk e pasqyron të vërtetën

Në emër të luftëtarëve të Pejës, pjesëmarrës në luftën e Loxhës, Ardet Zekaj, ka kontestuar filmin dokumentar “Lufta e Loxhes” , duke thënë se ky film nuk pasqyron të vërtetën. Ish-luftëtari i UÇK-së, Ardet Zekaj, thotë se “filmi dokumentar ‘Lufta e Loxhes’ është i papranueshëm, sepse nuk e kanë dokumentuar të vërtetën dhe nuk i kanë pasqyruar ngjarjet siç ishin”. “Duke mos i dokumentuar ngjarjet siç kanë qenë ky dokumentar shkel të vërtetën dhe si i tillë shtrembëron historinë, histori e cila nuk është e ndershme të mësohet e rrejshme”, ka thënë Zekaj, i cili ka saktësuar se “qe nga 9 korriku 1998 deri më 15 gusht 1998, mbrojtje Loxhës i kanë bërë 61 djem të Pejës, dhe sulmet e ashpra kanë filluar më 11 korrik 1998, kurse në këtë dokumentar në asnjë moment nuk përmendet kjo”. “Në emër të luftëtarëve të Pejës, pjesëmarrës në luftën e Loxhës, apelojmë të tërhiqet ky dokumentar, ose t’i dokumentojnë  ngjarjet ashtu siç ishin ose të mos thirren në Luftën e Loxhës, përndryshe si i tillë ky dokumentar është mashtrim dhe jo i vërtetë”, thuhet në apelin që ka bërë Zekaj, në emër të luftëtarëve të Pejës, në Luftën e Loxhës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …