MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS INVESTON NË DY PROJEKTE INFRASTRUKTURORE NË MITROVICËN E VERIUT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune, e të cilat kapin vlerën totale prej 90 mijë eurosh. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mitrovicës së Veriut, u nënshkrua për asfaltimin e rrugës “Sami Frashëri” dhe ka vlerën 40 mijë euro, si dhe për asfaltimin e rrugës “Tirana” e që ka vlerën prej 50 mijë eurosh. Kryetari Rakic, ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllavko Simic, i cili ka falënderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, e që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit. Ministri Lekaj dhe kryetari Rakic, biseduan edhe për çështje të tjera, kurse nga ministri Lekaj u ritheksua mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës. Lekaj u ftua nga Rakic, që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …