Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini: AAK s’do të merrte pjesë në takim me Kurtin, edhe po të ftohej

Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk do të merrte pjesë në takim me kryeministrin Albin Kurti, edhe nëse do të ishte ftuar. Gjini theksoi se AAK ka pasur qëndrim të qartë për të mos ndihmuar, siç u shpreh ai, në asnjë variant që do t’i mundësonte Kurtit vazhdimin e qeverisjes. “Kemi pasur qëndrim mos me shku edhe nëse na fton. Ne nuk kemi dashur në asnjë mënyrë me ndihmu që Albin Kurti me vazhdu qeverisjen, sepse kemi qenë të bindur më shumë se tjerët që është person tepër destruktiv, është koncept që po e shkërmoq Kosovën”, deklaroi ai. Sa i përket takimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me presidenten Vjosa Osmani, Gjini tha se në atë takim nuk janë kërkuar vota për zgjedhjen e presidentit dhe se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi.

Sipas tij, Kurti nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit në këtë fazë, duke shtuar se vendi po rrëshqet drejt një degradimi institucional dhe një krize të vazhdueshme politike. “Absolutisht fajtori kryesor i kësaj krize është Albin Kurti”, u shpreh Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Në Hagë nis dëshmia e dëshmitarit të tretë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykatën speciale në Hagë ka filluar dëshmia e dëshmitarit të tretë të Prokurorisë në …