Ardian Gjini: Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet me bujqit. Në kuadër të këtyre takimeve me ta, ai ka biseduar me bujqit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë dhe nevojën për reforma ekonomike. Pas bisedave të zhvilluara, ai theksoi se heqja e tatimit mbi tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSh-së në 100 mijë euro janë kërkesa që dëgjohen vazhdimisht nga bujqit dhe bizneset në terren. Këto dy masa janë pjesë e gjashtë pikave të ofertës së Aleancës për krijimin e institucioneve të reja, duke i cilësuar si reforma të domosdoshme për mbështetjen e prodhuesve vendorë. Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin”theksoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin, 29 vjet pas rënies së heroit të UÇK-së

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adrian Krasniqi, duke vlerësuar …