Ardita Sinani

Ardita Sinani: Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Kosovës Lindore

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Kosovës Lindore. Korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm me Kosovën, është momenti historik dhe nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”, ka deklaruar Sinani. Ajo ka thënë se e respekton iniciativën e kryetarit, Hashim Thaçi për bashkimin e tri komunave shqiptare me Kosovën. Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mund të arrihet. Sinani ka folur edhe për figurat politike shqiptare. Ajo ka folur fjalë miradije për presidentin Hashim Thaçi dhe ka  thënë se ai ka ndjeshmëri shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Po ashtu ajo çmon lart edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ndjehet e zhgënjyer me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …