Ariana Musliu-Shoshi: Albin, vetëm dorëheqja mund të të shpëtojë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,  Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë kryeministrin, Albin Kurtin nga asociacioni. Duke arrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Albin, të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion pa kompetenca ekzekutive, pa u shndërruar në pushtet të tretë, pa cenuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtur kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!”, ka shkruar në postim të saj deputetja, Ariana Musliu-Shoshi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …