Ariana Musliu – Shoshi: Deklarimet e kryeministrit nuk janë njëlloj sikurse kur ishte në opozitë dhe fushatë zgjedhore

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po e çon vendin në zgjedhje për “pushtet absolut”, kosto mbi 10 milionë euro

Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e fajësuar për vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor. Sipas saj, ky vendim nuk buron nga nevoja institucionale, por nga siç e cilësoi ajo  “ambicia për pushtet absolut”, duke shtuar se një qasje e tillë është e paprecedentë në praktikën politike të Kosovës. Musliu-Shoshi theksoi se qytetarët do ta paguajnë drejtpërdrejt këtë proces, me një kosto që sipas saj kalon 10 milionë euro, në një kohë kur vendi përballet me sfida ekonomike dhe sociale. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin se për herë të parë, sipas saj, vendi po shkon në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit, duke theksuar se në të kaluarën ka pasur gjithmonë konsensus politik për zgjidhjen e kësaj çështjeje pa nevojë për zgjedhje të reja. “Kjo është hera e parë që vendi dërgohet në zgjedhje për shkak të presidentit, dhe vetëm për ambicie personale për pushtet absolut. E gjithë kjo i kushton qytetarëve më shumë se 10 milionë euro”, është shprehur ajo.

Kontrolloni gjithashtu

PDK nis analizën paszgjedhore, Bedri Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme nga shtatori

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar rezultati …