Brickos

Arifi, Vetëvendosjes: Kosovës i duhet Ramushi kryeministër

Arifi, Vetëvendosjes: Kosovës i duhet Ramushi kryeministër

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar ndaj fyerjeve që përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! janë duke i bërë në adresë të kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. Arifi ka shkruar në rrjetin social së Kosovës i duhet Ramushi kryeministër. “Këto fyerjet e zyrtarëve të VV-së në llogari të Ramush Haradinajt shumë po ju shkojnë për fytyre. E qartë që janë të hidhëruar. Dorën në zemër vetëm kur ju kemi ofruar Shpend Ahmetin si kandidat të përbashkët kanë qenë aq nervoz dhe aq të hidhëruar. Në atë kohë kur edhe zyrtarisht refuzuan ofertën tonë për listë të përbashkët me mandatar apo bartës të listës nga VV-ja u vërtetua se VV-ja nuk është e interesuar për partneritet por për shpërlarje truri. Jo, ju faleminderit. Kosovës nuk i duhet asnjë ekstrem. Kosovës i duhet Ramush Haradinaj kryeministër”, ka shkruar Arifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …