Armend Zemaj

Armend Zemaj: VV po e mban peng vendin, duhet të hapë rrugë ose të sjellë zgjidhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj situatës së vazhdueshme të ngërçit politik në Kuvend, duke e cilësuar sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje si të papranueshme dhe të dëmshme për vendin. Në një deklaratë për mediat, Zemaj u shpreh se ajo që po ndodh tashmë është “e tepërt” dhe se Vetëvendosje duhet të marrë përgjegjësi për zhbllokimin e procesit: “Nuk kemi asnjë indikacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituim dhe krijimin e qeverisë së re. Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi dhe mos të vazhdojnë me ngërçet.” Zemaj tha se LDK, sikurse edhe qytetarët, pret një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për funksionalizimin e institucioneve, duke e cilësuar të papranueshme që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, vendi të mbetet ende pa Kuvend të konstituuar dhe pa qeveri të re.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …