Arrestohet Igor Popoviq në Rahovec për fjalim anti-UÇK, Petkoviq i drejtohet Brukselit

Igor Popoviq është arrestuar në Rahovec, pasi në një fjalim publik ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga e ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” në Serbi. Sipas burimeve të sigurisë, Popoviq me deklaratat e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike, gjë që ka çuar në reagimin e institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë. Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ai është arrestuar dhe pritet të dëbohet nga territori i Kosovës, ndërsa do t’i ndalohet edhe hyrja në të ardhmen. Në anën tjetër, Petar Petkoviq ka reaguar menjëherë duke njoftuar Bashkimin Evropian dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …