Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për dhunë në familje në rrugën “Abedin Terbeshi” në Gjakovë, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1982, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar. 

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar një pistoletë, një karikator dhe 3 copë fishekë. 

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa  me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  Gjakovë, 20 qershor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …