Arsim Bajrami: AAB-ja është kolegji më cilësor në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon

Arsim Bajrami: AAB-ja është kolegji më cilësor në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit AAB, ka ritheksuar se ky Kolegj është kolegji më cilësor në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon.“Këtë nuk edhe them për shkak se jam këtu dhe ndihem mjaft mirë, por e them sepse edhe në rangimet që kanë ndodhur, Kolegji AAB është ranguar më së miri në Kosovë, i dyti pas UP-së, por edhe ndër kolegjet me të mira në rajon. Ky sukses ka ardhur për faktin se ky kolegj, si duket ka ndërtuar një mision, më tepër se si një institucion i arsimit jo publik, një mision për të ndërtuar një institucion të respektuar të arsimit të lartë, ku të rinjve u jepet një arsim i avancuar në mënyrë që ata ëndrrën që të bëhen liderë të së ardhmes, ta realizojnë pikërisht në këtë shtëpi akademike”, theksoi ministri Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …