Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, kjo nuk konsiderohet ndërhyrje

Akademik Arsim Bajrami ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Gjykatën Speciale të Hagës dhe se kjo nuk përbën ndërhyrje në pavarësinë e saj. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë detyrë të sigurohen që drejtësia të respektojë standardet më të larta.“Republika e Kosovës ka të drejtë të monitorojë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale, sepse kjo gjykatë, edhe pse ndodhet në Hagë dhe ka staf ndërkombëtar, është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe është themeluar me vendim të Kuvendit. Monitorimi nuk do të thotë ndërhyrje në pavarësinë e saj, por garanton që gjykimet zhvillohen drejt dhe me transparencë, duke mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e vendit. Si çdo shtet sovran, Kosova ka të drejtë të sigurohet që drejtësia që kryhet në emër të saj respekton standardet më të larta dhe nuk shtrembëron të vërtetën historike. Në këtë funksion, Presidentja si faktor i unitetit të popullit duhet të bëjë ftesë organizatave ndërkombëtare për të monitoruar këtë proces, i cili deri tani po shoqërohet me shkelje serioze të të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës, KEDNJ dhe standardet e së drejtës penale ndërkombëtare”, ka shkruar Bajrami

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit po sulmohet çdo ditë, pa shqiptarët nuk ka shtet stabil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Akademinë Solemne të mbajtur me rastin …