Baraliu: Kushtetuta u shkel shumë herë, duhet të ndryshohet

Mazllum Baraliu: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses rrezikon stabilitetin e vendit

Mazllum Baraliu, ka komentuar situatën aktuale në Kuvend dhe pritshmëritë për seancat e ardhshme, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Baraliu theksoi se partitë politike dhe udhëheqësit e tyre duhet të veprojnë sipas vendimit të gjykatës, përndryshe vonesat dhe praktikat e mëparshme mund të kenë pasoja të rënda për vendin. “Nëse vazhdojmë me avazin e vjetër, udhëheqjet e partive nuk po pyeten dhe janë të detyruara të veprojnë nën presionin e kryetarëve të partive. Nëse kjo vazhdon, konstituimi i Kuvendit mund të shtyhet dhe ata duhet të reflektojnë çdo minutë. Kur të hyjë në fuqi aktgjykimi, ata do ta kuptojnë se duhet të veprojnë në përputhje me vendimin, sepse çdo alternativë tjetër është fatale për vendin,” deklaroi Baraliu.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …