Këshilltari i ish-kryetarit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka akuzuar krerët e shtetit se po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë, duke refuzuar rritjen e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së në Hagë në kohën e largimit të avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli. Ai ka thënë se “largimi i avokatëve të krerëve të UÇK-së për mungesë të fondeve është lajm i mirë vetëm për Serbinë dhe Gjykatën Speciale! Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, të cilët po e refuzojnë rritjen e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së, po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë! ka thënë, këshilltari i ish-kryetarit Hashim Thaçi, z. Artan Behrami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
