Artan Behrami

Artan Behrami: Kurti e pranon projekt-statusin e Asociacionit të ideuar nga Borrel e Lajçak, të cilët i quante personalitete pro serbe

Analisti, Artan Behrami, është cituar të ketë deklaruar  gjatë një debati televiziv se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që projekt -statuti për Asociacionin të shkruhet nga shefi i BE-së, Josef  Borrell dhe emisari për dialogun, Mirosllav  Lajçak, që sipas tij janë personalitete pro-serbe. Tash Albin Kurti thotë se  Zajednica nuk është punë e jona, pasi kemi kërkuar që këtë ta shkruajë Bashkimi Evropian. Merreni me mend, Albin Kurti ka kërkuar që Borrelli dhe Lajçaku, ta hartojnë projektin e Asociacionit, për të cilët thoshte se këta dy zyrtarë më të lartë të BE-së, me prejardhje nga dy vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës, sikur janë Spanja e Sllovakia, mbajnë  anën e Serbisë. Nga kjo del se Albin Kurti ia ka besuar hartimin e projekt statutit të Asociacionitm dy personaliteteve që qenkan më antishqiptare dhe më pro serbe në hemisferën e Evropës”, ka deklaruar Artan Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …