Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Asociacioni i Republikës së tretë të Albinit shtrihet në një të tretën e territorit të Kosovës me 5 % popullatë serbe, në nivel të vendit

Po aq sa e ka fyer, e ka pështyrë,  e ka injoruar qoftë edhe  vetëm idenë e Asociacionit, ka protestuar  i  ka quajtur tradhtarë ata që e kanë nënshkruar, Albin Kurti tani ia ka kthyer ndryshe. Asociacionin e vet  e lavdëron si më të mirin, më të avansuar  se Asociacioni i HashimThaçit dhe i Isa Mustafës, sepse ky është asociacion vetëmenxhues i serbëve të Kosovës, pra nuk është i njëjti, tani është i markës, Albin dhe Company, është asociacioni i Republikës së tretë që shtrihet në një të tretën e territorit të Kosovës me  5 për qind popullatë serbe, në nivel të vendit. Mendojeni mirë 5 përqindëshi i popullatës serbe të Kosovës vetëmenaxhon me 10 komuna  në 30 për qind të territorit të Kosovës. Kjo është e arritura historike e Albinit. Por edhe një gjë është më se e sigurt se kjo do t i ngel në fyt, sepse edhe nëse këtë e pranon pjesa e mbetur e popullatës së Vetëvendosjes, këtë nuk do ta pranojnë kurrë shqiptarët shumicë liridashës dhe liri mbrojtës, nuk do ta pranojnë  veteranët e invalidët e vërtetë dhe idealistë, as familjet e dëshmorëve dhe askush përveç albinistëve fanatikë, arrogantë  e të papërgjegjshëm, të cilët tani do të rrudhën edhe më shumë se në zgjedhjet lokale.(RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …