Artan Behrami

Artan Behrami: Mos u frikësoni o zyrtarë se Gjykata Speciale nuk zhbëhet, madje nuk ka as përpjekje për ta zhbërë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka shkruar  se urrejtja e bartësve të institucioneve të Kosovës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët është e madhe. Po bëhen tri ditë dhe kanë filluar të amnistojnë Shërbimin Inteligjent serb, i cili kishte planifikuar vrasjen e Dick Marty, për t’i fajësuar shqiptarët. Përnjëherë e kanë ndalur fushatën në mediet ndërkombëtare dhe në mediet në Kosovë kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka shkruar se bartësit e institucioneve të Kosovës nuk duhet të frikësohen se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet. “Mos u tutni bre se Gjykata Speciale nuk zhbëhet, madje nuk ka as përpjepje për ta zhbërë. Veç është në interes të Kosovës me tregu që pretendimet e Martyt ishin desinformata ruse. Këtë do ta dëshmojë edhe procesi gjyqësor. Pse po iu frikësoheni kaq shumë pafajësisë së krerëve të UÇK-së? Pse more?”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …