Arton Demhasaj

Arton Demhasaj: Buxheti i shtetit po keqpërdoret në funksion të fushatës së radhës së dytë të zgjedhjeve lokale

Buxheti i shtetit po keqpërdoret në funksion të fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor dhe kjo mund ta rrezikojë qëndrueshmërinë buxhetore, thonë Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet  si dhe  dhe Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës, të mërkurën, më 27 tetor, ka ndarë mbi 36 milionë euro për pensione dhe skema sociale. Ndarja e këtyre mjeteve është bërë në kuadër të zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, konkretisht në kuadër të zbatimit të masës ku thuhet “mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë”. Por, vlera për këtë masë në këtë pako të miratuar në muajin korrik nga Qeveria e Kosovës ishte vetëm 17 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …