Asambleistja e Nismës: Kryeministër mos e prit as mocionin, më mirë ik vetë se e ke tepruar!

Asambleistja e Nismës: Kryeministër mos e prit as mocionin, më mirë ik vetë se e ke tepruar!

Shefja e grupit të asamblistëve të Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Malishevës, Arbëreshë Krasniqi e ka bërë përgjegjës kryeministrin e vendit Isa Mustafa për dështimin e demarkacionit, liberalizimin e vizave dhe zbrazjen e Kosovës nga rinia për shkak të mos perspektivës. “Qeverisja e Kosovës me Kryeministër Isa Mustafën, vetëm sa po e zbeh dhe po e bënë më pak të rëndësishëm kredibilitetin institucional në vend. Këtë gjendje deri këtu, e solli vet kryeministri me një karvan të gjatë dështimesh gjatë këtij mandadati qeverisës. Ai nuk mundi as deputetët e subjektit të tij politik t’i bëjë unik ndaj çfarëdo çështje. E futi vendin në një rrugë të pa kthim duke i’a bërë kusht Kosovës miratimin e demarkacionit për liberalizimin e vizave, e më pas kërkon mëshirë në Evropë që t’i suspendohet kushti i demarkacionit me të vetmin qëllim që t’i zgjatet edhe ndonjë ditë mandati. Kryeministër, mos e prit as mocionin, më mirë ik vetë se e ke tepruar! MJAFT më me gënjeshtra e hedhje hiri në sy të popullit me shifra që i ndryshon brenda ditës, herë thua i kemi punësuar 40.000 e herë 20.000, Kosovën e zbraze, rinia po ikën e pjesa e mbetur është në dyluftim më SKAMJEN e VARFËRINË e ti sorollatesh nëpër Evropë e mburresh me ato vizita ku askush nuk të bën hesap. Kryeministër, BURRNI është me dhënë dorëheqje, prandaj të paktën në fund tregoje një gjest burrëror, IK”, ka shkruar ajo në një postim të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …